Sporti

Polemika për penalltinë e Atalantës, Leao reagon në Twitter menjëherë pas ndeshjes: ‘E pabesueshme…’

01/10/2024 23:39
nga:Lorik J

Milani u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes ndaj Atalantës në San Siro, në një ndeshje plot polemika arbitrare.

Kuqezinjtë ankohen për prekjen e Holmit me dorën e tij në minutën e fundit, por mbi të gjitha për penalltinë e dhënë për lojtarët e Bergamos për kontaktin mes Jimenez dhe Miranchuk, thirrje që la dyshime dhe ndezi zemërimin e tifozëve por jo vetëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Protestat në fushë nga lojtarët e AC Milan ishin të ashpra dhe vazhduan në rrjetet sociale në fund të ndeshjes. Rafael Leao, golashënuesi i golit të vetëm të kuqezinjve, nuk humbi kohë pas fishkëllimës së fundit dhe në X rinis videon e episodit me një koment: “E pabesueshme…”.