Sporti

Pogba: Ronaldo është sulmuesi më i mirë në histori

03/13/2022 09:30
nga:L J

Paul Pogba e ka quajtur bashkëlojtarin e tij tek Manchester United, Cristiano Ronaldo, si sulmuesin më të mirë në histori.

Ylli portugez shënoi një hat-trick në fitoren 3-2 ndaj Tottenhamit të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne i ndëshkuam ata në momentet e duhura dhe Ronaldo bëri atë që bën më së miri”, tha Pogba për BBC Sport.

“Ai nuk ka qenë kurrë problem. Ju keni sulmuesin më të mirë në histori në ekipin tonë, ai nuk mund të jetë problem. Sot paraqitja e tij dhe e gjithë skuadrës ishte shumë e shkëlqyer.”

“Të gjithë e njohin Cristianon – nuk ka nevojë të flasim për të. Kjo është ajo që ai bën. Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit, por rikthehet dhe shënon tre gola. Të gjithë janë të lumtur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport