Paul Pogba mban të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij.
Ai e tha këtë në një intervistë për Telefoot, duke shpjeguar se akoma nuk ka vendosur asgjë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Asgjë nuk është vendosur për të ardhmen time. Unë mund të vendos nesër, si mund të vendos për një treg të hapur. Tani për tani dua ta përfundoj mirë sezonin”, tha Pogba.
Kontrata e tij me Manchester United skadon në qershor, por ai ende nuk e di se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme.
“Tani dua të luaj mirë dhe të përgatitem mirë për Kupën e Botës. Objektivi tashmë është vendosur: “Dua të jem në Kupën e Botës. Unë dua të marr pjesë në një Botëror tjetër. Dhe pse jo, ta fitojë dy herë radhazi”.
/GazetaBlic Sport


