Sporti

Pogba për Benzeman: “Kemi një armë të re dhe cilësore”

06/11/2021 09:25
nga:E K

Pritjes për Kampionatin Evropian i erdhi fundi.

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të fillojë sot nga ora 21:00 me ndeshjen Turqi – Itali, shkruan GazetaBlic Sport.

Për fillimin e Kampionatit Evropian dhe për kombëtaren franceze ka folur mesfushori i Manchester United, Paul Pogba.

Ai ka thënë se rikthimi i Benzemas te kombëtarja franceze është një gjë e mirë dhe e ka forcuar sulmin e Francës.

“Ne kemi sjellë një armë të re që është shumë e mirë, që është Benzema. Dhe pastaj grupi mbetet i njëjti dhe me një atmosferë të mirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të kujdesemi, është gjëja më e rëndësishme”, tha Pogba.

“Ai është akoma një lojtar i klasit botëror, cilësia e tij, klasi i tij, mendoj se tani gjeneron më shumë shanse. Pasimet e tij, lëvizjet e tij, ne jemi me fat që e kemi përsëri atë”, përfundoi Pogba.

/GazetaBlic Sport/