Në fund të kontratës së tij, Paul Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me Manchester United kundër Liverpool.
Mesfushori francez ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk ka gjasa të jetë sërish në fushë këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
“Departamenti mjekësor tha se së paku, atij do t’i duhen katër javë për t’u rikuperuar. Ndeshja jonë e fundit është në fund të majit [n.d.r. më 22, kundër Crystal Palace], kështu që nuk mendoj se do të luajë më”, tha trajneri Ralf Rangnick në një konferencë për shtyp.
Pogba është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Juventus, por që edhe Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
/GazetaBlic Sport/


