Sporti

Pogba në shok, prokuroria e antidopingut shumë e ashpër, kërkon skualifikim katërvjeçar

12/07/2023 12:32
nga:L J

Prokuroria Antidoping ka përmbyllur procesin procedural ku në qendër të hetimit ishte Paul Pogba për substancat e ndaluara që i referohen testosteronit.

Prokuroria e Antidopingut ka kërkuar dënimin me katër vite për lojtarin e Juventusit, Paul Pogba.

Pezullimi filloi më 11 shtator dhe u riafirmua më 8 tetor kur kundër-analiza konfirmoi pozitivitetin e francezit.

Tani duhet të shohim se cila do të jetë kundërlëvizja mbrojtëse e lojtarit francez.

/GazetaBlic Sport