Manchester City po shqyrton një lëvizje të mundshme për transferimin e Paul Pogba.
Reprezentuesi francez mund të jetë nën urdhërat e Pep Guardiolas në edicionin tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri spanjoll dëshiron të forcojë opsionet e tij të mesfushës dhe Pogba shihet si transferimi i duhur. Francezi nuk po kalon aspak një sezon të mirë në “Old Trafford”, madje nuk e ka as mbështetjën e tifozëve.
Do të ishte një transferim “bombastik”, kjo për faktin se do të transferohej tek rivali më i madh lokal i Manchester United.

/GazetaBlic Sport/


