Sporti

Pogba mund të transferohet te Barcelona

09/17/2021 12:10
nga:E K

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.

Lojtari francez ka refuzuar disa herë zgjatjen e kontratës me “Djajtë e Kuq“, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola.

Presidenti i ‘Blaugranëve’, Joan Laporta ka marrëdhënie të mira me Raiolan dhe beson që një marrëveshje mund të arrihet mes palëve.

/GazetaBlic Sport/