Franca ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit të parë në fazën e grupeve të kampionatit evropian.
Mjaftoi një autogol i Hummels në pjesën e parë, për ta vendosur fituesin e kësaj sfide tejet interesante, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas triumfit, foli edhe njeriu i ndeshjes, Paul Pogba. Mesfushori fantastik tha se paraqitja e skuadrës luajti rol shumë të rëndësishëm.
“Paraqitja e skuadrës është më e rëndësishmja, pa shokët e skuadrës, unë nuk do të mund të luaja mirë, të gjithë u angazhuam për këtë ndeshje.
Ishim të fokusuar të bënim punën tonë në fushë, e dimë që duhet të përmbushim pritshmëritë si Kampionë Bote dhe të luajmë me përulësi.
“Kur vuajmë, vuajmë së bashku, kur sulmojmë, sulmojmë së bashku. Ne e dimë çfarë do të thotë ndeshja e parë, mendoj se sot bëmë një paraqitje që i frikëson kundërshtarët”, përfundoi ai.
LEXO EDHE:
Deschamps: Ndeshje e madhe ndaj një kundërshtari të mirë
/GazetaBlic Sport/