Sporti

Pogba mund të largohet nga Manchester United, preferon rikthimin tek Juventus

02/11/2022 15:38
nga:Mergim Rreci

Paul Pogba do të preferonte një rikthim në Juventus këtë verë nëse do të largohej nga Manchester United, pretendon Il BiancoNero.

Francezi fitues i Kupës së Botës po përfundon kontratën e tij dhe ka qenë i lidhur me Real Madridin dhe Paris Saint-Germain në të kaluarën e afërt, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mediat italiane kanë treguar edhe më herët se ai do të ishte shumë i lumtur në rast se do ta veshte edhe njëherë fanellën e skuadrës italiane.

Futbollisti ka qenë shumë i kritikuar në pjesën e parë të sezonit për paraqitjet e tij dhe tashmë thuhet se nuk është i kënaqur me atmosferën që po mbretëron në “Old Trafford”.

/GazetaBlic Sport/