Juventusi ka njoftuar për vdekjen tragjike të 17-vjeçarit Bryan Dodien, lojtari i cili u diagnostikua me kancer në moshën 12-vjeçare dhe ishte kthyer në fushë në vitin 2019.
Në kohën e diagnostikimit të tij në 2015, mesfushori i atëhershëm i Juves, Pogba, i kishte kushtuar një gol në derbin e Torinos lojtarit të akademisë së të rinjve, duke treguar një fanellë që thoshte: ‘Bryan unë jam me ty’, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish ylli i Juventus pasi mori lajmin e vdekjes së të riut, ka reaguar në rrjetin e tij social në Twitter.
Në postimin e tij ai shkruan se Bryan ishte shumë i dashur për të dhe se ai nuk do ta harrojë kurrë.
“Lajmi trishtë, mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë të afërmit tuaj. Humbja e një personi të dashur nuk është kurrë e lehtë, por nuk do të të harroj kurrë“, ka shkruar Pogba.
The saddest of news. My thoughts and prayers are with all of your close ones. Losing a loved one is never easy but I’ll never forget you.
Hai lottato tanto, sei stato forte, un esempio per tutti. Ciao piccolo amico mio.
RIP Bryan, you will be missed. ❤️ pic.twitter.com/K5FrBi0In8
— Paul Pogba (@paulpogba) September 4, 2021
/GazetaBlic Sport/


