Sporti

Pogba komenton me buzëqeshje debutimin e tij sezonal: “Faleminderit për pritjen e ngrohtë”

03/01/2023 09:49
nga:L J

Paul Pogba u rikthye në fushë mbrëmë 315 ditë pas herës së fundit.

Mesfushori francez, duke bërë debutimin e tij të sezonit, hyri në lojë në 20 minutat e fundit teksa Juventus mundi Torinon 4-2.

“Të gjithë duke buzëqeshur sonte, të lumtur që u ktheva, faleminderit për pritjen e ngrohtë”, shkroi futbollisti në kanalin e tij në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Kujtojmë se “Zonja e Vjetër” fitoi mbrëmë derbin e Torinos me rezultatin 4-2 dhe mori tre pikë me rëndësi në Serie A.

/GazetaBlic Sport