Kupa e Botës 2022

Pogba, Kante dhe Kimpembe udhëtojnë në Katar, jo edhe Karim Benzema

12/17/2022 13:21
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Francës do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Kjo finale do të zhvillohet në ‘Lusail Stadium’, takim ky që fillon nesër në ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Presnel Kimpeble do të jenë të pranishëm në Katar për ta shikuar ndeshjen, por jo edhe Karim Benzema.

Dy mesfushorët dhe mbrojtësi i majtë munguan në Kupën e Botës si pasojë e lëndimeve që kishin.