Sporti

Pogba ka një kusht për rinovimin me Manchester United

01/29/2022 08:23
nga:Mergim Rreci

Paul Pogba do të jetë i disponueshëm për të rinovuar dhe qëndruar në Manchester United nëse drejtuesit e klubit vendosin të mbajnë Ralf Rangnick në krye të skuadrës përtej fundit të sezonit.

Sipas The Sun , edhe pse Pogba nuk ka luajtur që kur Rangnick iu bashkua skuadrës, për shkak të një dëmtimi në kofshë, mesfushori francez u impresionua shumë nga trajneri, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo situatë mund të ketë ndryshuar vendimin për t’u larguar nga djajtë e kuq dhe për t’u rikthyer në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar rinovimin, pasi ai është në fund të kontratës.

/GazetaBlic Sport/