Është zbuluar shkalla e dëmtimit të mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.
Mesfushori 28-vjeçar ka pësuar një dëmtim kuadriceps në kofshë gjatë stërvitjes me kombëtaren franceze dhe është larguar nga ekipi, përcjell GazetaBlic Sport.
Pogba do të kthehet në Manchester për një ekzaminim më të detajuar mjekësor. Nga ekzaminimi paraprak rezulton se futbollisti do të mungojë 8 deri në 10 javë.
Kështu, Pogba mund të mos jetë më në fushë këtë vit. Këtë sezon, Pogba ka shtatë asistime në nëntë ndeshje në Premier League.
/GazetaBlic Sport/


