Sporti

Pogba i lumtur udhëton për në Torino – nesër pritet zyrtarizimi i tij te Juventus

07/08/2022 12:18
nga:E K

Paul Pogba ka arritur marrëveshje me Juventusin për një transferim të tij në këtë verë.

Lojtarit tanimë i kanë mbetur vetëm testet mjekësore për t’i kryer, para se ta hedhë firmën mbi kontratën e ofruar nga “Zonja e Vjetër”, përcjell GazetaBlic Sport.

Francezi tashmë ka marrë rrugën për në Torino aty ku pritet që së shpejti të zyrtarizohet si lojtari i Juventusit.

/GazetaBlic Sport/