Lajme

Podujevë: Penguan faljen e namazit të xhumasë, arrestohen gjashtë persona

05/27/2023 10:21
nga:Y I

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar faljen e namazit të xhumasë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në xhaminë e një fshati të Podujevës.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.