Lajme

Podujevë, një person është në arrati pasi i sulmoi fizikisht prindërit

10/30/2022 10:26
nga:G B

Një burrë dhe një grua nga Podujeva dje kanë bërë të ditur se djali i tyre i ka sulmuar fizikisht, dhe më pas i ka demoluar orenditë shtëpiake, si dhe i ka kanosur.

I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.