Arrestohet një person në Podujevë pasi dyshohet që ka sulmuar dy policë në detyrë, ngjarja ka ndodhur të martën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës zyrtare, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.


