Lajme

Podujevë: Arrestohet nën dyshimin se bashkëjetoi me të miturën, lirohet në procedurë të rregullt

04/20/2024 10:21
nga:Sh R

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi po dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur e cila është nën moshën 16-vjeçare.

Ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Arrestimi i të dyshuarit u realizua të premten, rreth orës 16:30, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.