90 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.
Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdare të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.
Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar.
- 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm;
- 2 vetura, një kamion;
- 1 telefon celular;
- Para në vlerë 2 mijë 950 euro.
Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.


