Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dyja skuadrat që duan të kurorëzohen me trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.
Qyteti i Podujevës është mbushur me ngjyrat e klubit të futbollit “Llapi”.
Kjo pamje festive është bërë në ditën kur Llapi luan ndeshjen finale ndaj Dukagjinit në Kupën e Kosovës.
Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane.
Në ditën e ndeshjes finale dhe shumë të rëndësishme, qendra e qytetit në Podujevë tashmë është veshur me ngjyrat e klubit.
“Faleminderit Podujevë për mbështetjen e parezervë ndaj nesh
Është koha t’iu bëjmë krenar, andaj të bashkuar do t’ia dalim” – thuhet në postimin e KF Llapit në “Facebook”.


