Lajme

Podujeva, gati për të votuar

02/09/2025 07:37
nga:G B

Shkolla “Ibrahim Rugova” në Podujevë, është qendra më e madhe për votim në këtë qytet.

Kjo shkollë ka dhjetë vendvotime me plot 8 mijë 181 votues, transmeton Klankosova.tv.

Kjo është një nga 47 qendrat e votimit në qytetin e Podujevës.

Ndërkaq qendra e caktuar për votim me kusht është shkolla “Enver Maloku”.

Në tërë komunën e Podujevës, të drejtë vote kanë gjithsej 84 mijë e 23 qytetarë.