Lajme

“Pocket Park” – një nga synimet e Agim Aliut për mandatin e ri

09/23/2021 21:36
nga:M K

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se projekti “Pocket Park” pritet të jetë një nga synimet e tij për mandatin e ri.

“Pocket Park” do të tentohet të shfrytëzohet në çdo hapësirë pubike të mundshme, e që do t’i përmbush kriteret, përcjell GazetaBlic.

Pra, sipas Aliut, ku do që do të mund të ndërtojnë miniparqe në shkollat e komunës, do ta bëjnë atë, duke filluar nga “Astrit Bytyçi” e “Ganimete Tërbeshi”.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

"Pocket Park" në oborret e shkollave "Astrit Bytyçi" dhe "Ganimete Tërbeshi".

Një ide të re për shfrytëzimin e hapësirave të lira publike, do ta zbatojmë në mandatin e ri, përmes krijimit të parqeve të vogla ?këndeve të lojërave në qytet e fshatra, sipas konceptit "Pocket Park"Çdo hapësirë publike e lirë që mundëson këtë koncept, do të trajtohet, për t'i dhuruar Ferizajt që duam ? dhjetëra miniparqe në qytet e fshatra, të parat nga të cilat do t'i nisim në oborret e shkollave "Astrit Bytyçi" dhe "Ganimete Tërbeshi".

Posted by Agim Aliu on Thursday, September 23, 2021

/GazetaBlic/