Sporti

Pochettino thyen heshtjen, flet rreth kalimit të tij të mundshëm në Manchester United

11/25/2021 11:39
nga:E K

Mauricio Pochettino është pyetur sërish për thashethemet për të ardhmen e tij te PSG pas humbjes ndaj Manchester Cityt (1-2) në Champions League.

Emri i trajnerit të PSG-së u lakua si një nga favoritët për të marrë drejtimin e Manchester United pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer, përcjell GazetaBlic Sport.

Argjentinasi tha se lojtarët e dinë situatën e tij dhe mohoi një gjë të tillë, duke thënë se po jetojmë në një botë që merret me “thashetheme”.

“Lojtarët e dinë situatën time. Jetojmë në një mjedis thashethemesh, herë pozitive, herë negative, as që ia vlen të flasim për to”, tha argjentinasi.

“Ne i shohim thashethemet, po, e dimë se çfarë po ndodh, por gjithmonë ka spekulime në futboll. Nuk na ndikon në fushë”, përfundoi Pochettino.

/GazetaBlic Sport/