Sporti

Pochettino: Të gjithë janë të motivuar kur luajnë ndaj PSG

08/20/2021 10:12
nga:E K

PSG do të vazhdojë sot rrugëtimin e saj në Ligue 1.

Skuadra e Pochettinos do të përballet sot në udhëtim ndaj Brest me fillim nga ora 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Pochettino ka treguar se as në këtë ndeshje, Lionel Messi nuk do të debutojë me PSG.

Ai poashtu para ndeshjes së nesërme ka thënë se PSG duhet të fitojë që të vazhdojë startin e mirë të sezonit.

“Të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira. Ne kemi respekt për secilin kundërshtar. Ne fituam me vështirësi dy ndeshjet e para. Takimi kundër Brest do të jetë gjithashtu i vështirë. Është një skuadër që dëshiron të luajë futboll të mirë”.

“Të gjitha skuadrat janë të motivuara kur bëhet fjalë për përballjen me Paris Saint-Germain. Prandaj ne do të duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë punën tonë. Ne do të duhet të fitojmë këtë ndeshje për të vazhduar fillimin tonë të mirë të sezoni”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/