Sporti

Pochettino shpreson në rikthimin e Ramos ndaj Reali: “Ai e njeh mirë kundërshtarin, mund të na ndihmojë shumë”

03/04/2022 16:19
nga:E K

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, pranoi se do të ishte e rëndësishme që Sergio Ramos të mund të luante kundër Real Madrid të mërkurën.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka qenë ish kapiten i ‘Los Blancos’ deri në sezonin e kalur dhe ka një njohuri të thellë për kundërshtarin, që do e ndihmonte shumë skuadrën sipas teknikut argjentinas, shkruan GazetaBlic Sport.

“Do të shohim nëse ai mund të luajë. Kjo është diçka që do të analizohet në ditët në vijim. Sergio Ramos mund ta transmetojë atë përvojë si ish-lojtar dhe kapiten i Real Madridit. Ai do të jepte këshilla të mira nëse do të ishte në gjendje ta bënte këtë. Ne e dimë se detaji më i vogël mund të jetë vendimtar në këtë duel“, tha Pochettino.

PSG para ndeshjes me Realin ka përballjen në LIGUE 1 ndaj Nices ku Pochettino tha se do të qasen seriozisht në këtë duel.

“Ne duhet të respektojmë ligën franceze dhe Nice. Ne duhet të fitojmë ndeshjen, të jemi të motivuar dhe të përqendruar për të mos pasur probleme, si karta apo lëndime. Mënyra më e mirë për t’u përgatitur për Champions League dhe për të luajtur një lojë të mirë nesër”, deklaroi argjentinasi.

/GazetaBlic Sport/