Argjentinasi, i cili drejtoi Spurs mes viteve 2014 dhe 2019, pranon se do të përballet me një ekip ‘special’.
Në pritje të takimit mes Chelsea dhe Tottenham, Mauricio Pochettino pranoi se do jetë një lojë e veçantë: “Është e çuditshme të kthehem sepse isha atje katër vjet dhe ato ishin kohë të lumtura për mua. Është jeta dhe duhet të ecim përpara, ne jemi profesionistë, por njëkohësisht jemi edhe njerëz”, ka nisur duke thënë argjentinasi, transmeton GazetaBlic Sport.
Ende në ribashkimin me Spurs, trajneri i Chelseat lë një premtim: “Unë kurrë nuk do ta trajnoj Arsenalin, sepse e konsideroj atë si armikun më të madh të Tottenhamit dhe nuk do ta drejtoj kurrë Barcelonën për shkak të Espanyolit“, tha Pochettino në një konferencë për shtyp.
“Ata po bëjnë një punë fantastike në Tottenham. Ange (Postecoglou, trajner i Tottenhamit) dhe stafi, të cilët i njoh mirë, janë të gjithë shumë mirë. Jemi ende në fillim të sezonit, por sigurisht që mund të jenë kandidatë, po demonstrojnë mjaft cilësi për të qenë të tillë”, përfundoi Pochettino.
/GazetaBlic Sport.


