Skuadra e PSG’së ka barazuar 2-2 me Leipzig në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pochettino pas takimit tha se ishte faji i skuadrës që nuk zotëruan mirë ndeshjen dhe në fund barazuan në Gjermani, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne pamë se si një ekip përballë mund të na vinte në vështirësi. Ishte faji ynë që humbëm fillimin e ndeshjes. Është e vërtetë që nuk e nisëm mirë. Në pjesën e dytë e kontrolluam lojën më mirë”, tha fillimisht Pochettino.
“Statistikat tregojnë se ne duhet të bëjmë më mirë në aspektin e zotërimit të topit dhe mbi të gjitha duhet të kontrollojmë më mirë ndeshjen kundër ekipeve të afta për të luajtur në tranzicion si Leipzig. Duhet të dish të bësh gjithçka”.
Në fund ai tha se duhet të fitojnë në Manchester ndaj Cityt për t’u kualifikuar tutje.
“Duhet të kesh dëshirë për të fituar në Manchester për t’u kualifikuar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


