Sporti

Pochettino: Nuk ishim skuadër ndaj Newcastle, unë fajtori kryesor

12/02/2023 18:07
nga:E K

Mauricio Pochettino e ka të vështirë të harrojë humbjen 4-1 kundër Newcastle, ndërkohë që Chelsea i tij pret Brightonin e De Zerbit në “Stamford Bridge” të dielën.

“Ju e dini shumë mirë se cila ishte gjendja ime shpirtërore pas ndeshjes kundër Newcastle. Kur jam i lumtur, jam i lumtur dhe kur nuk jam i lumtur, nuk jam i lumtur. E njëjta gjë ndodh edhe me futbollistët..

Ne zhgënjyem klubin tonë, sepse ndaj Newcastle nuk ishim fare skuadër… Unë mendoj se është e rëndësishme që lojtarët të flasin me trajnerët në një mënyrë të natyrshme. Kur jemi të lumtur, por edhe kur jemi të zemëruar.

Ne ishim të ashpër në analizat tona, por të jesh i ashpër do të thotë të thuash të vërtetën. Të tregosh gjërat që nuk kemi bërë. Por le të mos i fajësojmë ata, le të fajësohemi të gjithë, unë i pari. Sepse ndoshta qasja ime nuk ishte e duhura”, u shpreh tekniku argjentinas i “Bluve të Londrës”.