Pochettino edhe zyrtarisht është trajner i Chelseat.
Skuadra londineze ishte në kërkim të një trajneri afatgjatë pasi në periudhën e fundit që nga shkarkimi i Tuchel, “Blutë” nuk kanë arritur rezultate të mira me Potter dhe Lampard, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas zyrtarizimit si trajner i Chelseat, trajneri argjentinas tha se nuk e kishte aspak të vështirë që t’i thoshte po skuadrës së Chelseat.
“Ishte e lehtë t’i thoja po Chelsea-t. Ne do të punojmë shumë, do të luajmë në një mënyrë që tifozët ta shijojnë futbollin. Historia e Chelseat është të fitojë dhe të jetë në krye. Nuk mund të kemi ulje-ngritje”, tha fillimisht ai.
“Në 10, 12, 15 vitet e fundit, Chelsea është skuadra më e madhe në Angli”, përfundoi Pochettino.
Pochettino: “It was easy to say yes to Chelsea. We'll work hard, play in a way the fans can enjoy football”. ? #CFC
“The history of Chelsea is to win and be at the top. We can’t have up and downs”.
“In the last 10, 12, 15 years, Chelsea is the greatest team in England”. pic.twitter.com/av5JXdRg2H
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 3, 2023
/GazetaBlic Sport/


