Sporti

Pochettino: Nuk e di vendimin e Mbappes, dëshiroj që ai të qëndrojë me ne

05/20/2022 18:34
nga:E K

E ardhmja e Kylian Mbappes është kryetema e mediave botërore.

Mbappe ende nuk ka rinovuar me PSG dhe thashethemet për një kalim te Real Madridi nuk kanë të ndalur, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri aktual i PSG, Pochettino ka deklaruar se nuk e di të ardhmen e Mbappes se çfarë do vendos ai, por tha se do dëshironte që francezi të vazhdonte me skuadrën e tij.

“Nuk e di vendimin e tij. Nuk mund të flas për të. Kjo është një çështje personale për Kylian dhe klubin. Kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme. Unë e respektoj pozicionin e klubit dhe Mbappen. Klubi dhe, në këtë rast, lojtari duhet të flasin gjithmonë për këtë temë. Edhe sikur të kisha informacionin, unë trajneri nuk duhet të bëj një deklaratë që nuk është në kompetencën time” tha fillimisht ai.

“Dua që Kylian të qëndrojë në PSG për disa vite. Nuk mund të gënjej, nuk kam informacion, nuk e di se çfarë do të ndodhë.Unë jam trajner i PSG-së dhe do të doja që ai të qëndrojë me ne për disa vite. Nuk di çfarë të them tjetër”, përfundoi argjentinasi.

/GazetaBlic Sport/