Sporti

Pochettino: Nëse vjen Messi, Mbappe nuk do të largohet

08/07/2021 08:42
nga:E K

Mos rinovimi i Messit me Barcelonën është një shans mjaft i mirë për PSG që të bëjë goditjen e radhës me kosto zero.

Trajneri i parisienëve, Mauricio Pochettino ka folur për mundësinë e një transferimi të argjentinasit në Paris.

“E dimë se çfarë ndodhi dje, por të mendojmë për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Troyes. Nasser dhe Leonardo po punojnë shumë për të përmirësuar skuadrën.

Nëse vjen Messi, nuk do të largohet Mbappe. Jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë në merkato. Nëse do të ketë ndonjë lajm të ri do jua komunikojmë sa më parë”, deklaroi strategu argjentinas.