Sporti

Pochettino: Messi debutoi por ishte larg nga forma më e mirë e tij

08/29/2021 23:22
nga:E K

PSG ka fituar ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Reims.

Skuadra e Pochettinos triumfoi me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kylian Mbappe realizoi të dy golat për skuadrën e tij për t’ia siguruar fitoren parisienëve.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino.

Ai foli për debutimin e Lionel Messit.

“Leo ishte i mirë në hyrjen e tij. Ai ishte ende shumë larg nga forma e tij më e mirë, por ai po stërvitet mirë dhe do të jetë në krye pas pushimit ndërkombëtar”, tha Pochettino.

/GazetaBlic Sport/