‘Stamford Bridge’ ishte skena e lojës në të cilën Chelsea mundi 4-3 Manchester United, me dy gola në kohën shtesë.
Në fund të ndeshjes, trajneri i bluve , Mauricio Pochettino, foli për mikrofonat e BBC, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur sepse e merituam fitoren, ishte e vështirë, por në përgjithësi ishim ekipi më i mirë. E nisëm shumë mirë ndeshjen dhe mënyra se si pësuam golin e parë ndikoi te skuadra nga pikëpamja emocionale. Manchester United luan shumë mirë në tranzicion dhe mënyra se si pësuam gola nuk mund të ndodhë. Bëmë më shumë për të fituar, performanca nuk ishte e mirë, por ishte e mjaftueshme”, tha trajneri i Chelseat .
Pochettino gjithashtu shfrytëzoi rastin për të lavdëruar Cole Palmer, heroin e Chelseat, i cili shënoi një hat-trick në ndeshje: “Ndikimi i tij është i jashtëzakonshëm. Ai po bën një punë fantastike, është e vështirë të thuash më shumë për të. Sot (e enjte) ai tregoi mentalitetin dhe cilësinë e tij. I thashë: ‘Cole, më beso edhe dy minuta’”.
“Është një fillim për të krijuar një lidhje me tifozët dhe [fitorja] do të jetë shumë e dobishme për të ardhmen tonë. Tani duhet të mendojmë për atë të radhës. Duhet ta përgatisim sepse kemi vetëm pak ditë”, përfundoi trajneri i bluve.
/GazetaBlic Sport/