Sporti

Pochettino me dhimbje koke, Enzo Fernandez i nënshtrohet operacionit

04/26/2024 12:39
nga:E K

Lajm shumë i keq për Chelsea, Enzo Fernandez ka përfunduar sezonin.

Siç shpjegohet nga “blutë” në faqen e tyre zyrtare, mesfushori argjentinas iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dje në ije dhe tani do të fillojë një periudhë rehabilitimi, e cila do ta shohë atë të kthehet në sezonin e ri.