Skuadra e PSG’së ka fituar dje ndaj Lyonit me rezultatin 2-1, falë golit të Icardit në minutën e 93’të të ballafaqimit.
Trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino ka zëvendësuar Leo Messin pas 76 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Mauricio Pochettino ka dalë sërish në mbrojtje të vendimit të tij për ta larguar Messin nga loja.
“Të gjithë e dinë që ne kemi lojtarë të mëdhenj në ekip.
“Ne kemi një skuadër shumë të pasur prej 35 lojtarësh. Pastaj ne duhet të bëjmë zgjedhje. Me 11 që duhet të fillojmë. Dhe pastaj ne duhet të marrim vendime gjatë lojës.
“Ndonjëherë këto zgjedhje paguhen dhe ndonjëherë jo. Por kjo është arsyeja pse ne jemi duke qëndruar para stolit duke menduar se çfarë të bëjmë”, përfundoi trajneri argjentinas.
/GazetaBlic Sport/


