Trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino është tepër i lumtur që skuadra e tij ka triumfuar ndaj Bayernit në ndeshjen e sotme çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
PSG ka triumfuar sot ndaj Bayernit në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Pochettino tha se skuadra e tij ka fituar ndaj ekipit më të mirë në Evropë, por duhet shumë punë për të arritur në gjysmëfinale.
“Unë jam i kënaqur me rezultatin, reagimin e ekipit, i cili u gjend në situata të vështira kundër ekipit më të mirë në Evropë. Ne duhet t’i përgëzojmë lojtarët për sakrificën e tyre, ne po përpiqemi të përsërisim këtë lloj performance”, tha fillimisht Pochettino pas ndeshjes.
Plani im? “Kur fitoni, është gjithmonë më lehtë të shpjegoni vendimet tuaja, të gjithë mendojnë se keni bërë zgjedhjet e duhura. Por merita u takon lojtarëve, ata janë akterët kryesorë, është cilësia e tyre që duhet të theksohet. Sonte kishte shumë sakrifica. Por kemi ende një ndeshje, 90 minuta për të luajtur, ndeshja e parë është e favorshme, por kthimi do të jetë i vështirë siç e dimë”, vazhdoi Pochettino.
Ndeshja kthyese? Është një rezultat krejt tjetër nga ndeshja e parë kundër Barça, avantazhi është më i vogël. Shpresojmë që performanca jonë në ndeshjen e ardhshme të jetë më e mirë sesa kundër Barcelonës, kjo është dëshira jonë. Por ka gjithmonë një mal me elementë që duhet të merren parasysh për të marrë një rezultat pozitiv”, përfundoi trajneri i PSG’së.
/GazetaBlic Sport