Sporti

Pochettino ka qenë direkt i përfshirë në ‘kthesën’ e Wijnaldum drejtë PSG

06/06/2021 16:38
nga:E K

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, ka vendosur të qëndrojë te skuadra parisiene pavarësisht interesimit të madh të Tottenham.

Disa ditë më parë ishte raportuar se Pochettino mund të largohet nga PSG për t’u rikthyer te ish skuadra e tij, Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se ai do të qëndrojë pavarësisht bisedimeve që kishte zhvilluar me Spurs.

Romano poashtu ka raportuar se argjentinasi ka qenë direkt i përfshirë në ‘kthesën’ e Wijnaldum drejtë PSG, pasi që ishte menduar se transferimi i tij te Barcelona veçse kishte marrë fund.

“Pochettino ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në kthesën e ëijnaldum për t’u bashkuar me PSG”, Pochettino ka telefonuar Ginin disa herë, ata u takuan në vitin 2016 pasi Poch e donte atë në Spurs. Tani, së bashku në Paris”, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaBlic Sport/