Sporti

Pochettino jep detaje për rikthimin e Messit dhe Neymar

01/14/2022 17:24
nga:E K

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Brestit, trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, i kushtoi disa minuta edhe yjeve të Amerikës Latine, Lionel Messi dhe Neymar.

Pochettino zbuloi se Messi është afër rikthimit, kurse Neymar po vazhdon programin e tij të rikuperimit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Neymar vazhdon me programin e rikuperimit, Messi është më i mirë, por ende mbikëqyret nga stafi mjekësor. Ai po përmirësohet pak nga pak dhe shpresojmë që të jetë sa më shpejt në skuadër. Shpresojmë ta kemi në ekip së shpejti”, tha fillimisht Pochettino.

Për Ramos: “Ai ka qenë jashtë për shumë muaj. Tani ai është shumë më mirë. Ai stërvitet me grupin. Është çështje kohe. Gradualisht ai do të fitojë kohë për t’u përshtatur. Mënyra më e mirë nuk është vetëm të luash, por edhe të stërvitesh mirë, rregullisht. Kjo është ajo që ne bëjmë , përfundoi tekniku argjentinas.

/GazetaBlic Sport/