Nice ka shënuar fitore të madhe ndaj PSG në shtëpi.
Skuadra vendase fitoi me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në takim e realizoi Delort, shkruan GazetaBlic Sport.
Delort shënoi në minutën e 88’të të takimit.
Pas ndeshjes në paraqitjen e tij për media, Pochettino injoroi humbjen duke thënë se po përgatiten për ëndrrën e çdo fansi të PSG.
“Ne po përgatisim një kompeticion të shumëpritur në Paris, ëndrra e të gjithëve dhe e dinim se kjo do të ishte një lojë e vështirë në një moment delikat. Duhej të ishim fokusuar, por mendja e të gjithëve ishte te ndeshja e së mërkurës. Se po, do të jetë një lojë ndryshe, për një kompeticion tjetër dhe nuk kam dyshim se do të japim përgjigjen që të gjithë presin”, tha argjentinasi.
/GazetaBlic Sport.


