Sporti

Pochettino i lumtur me paraqitjen e Messit: “Ai ishte fantastik, jam i kënaqur me të”

02/26/2022 23:47
nga:E K

PSG arriti sot fitore ndaj St Etienne me rezultat 3-1.

Messi shkëlqeu në këtë takim me dy asistimet e tij për Mbappen, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas takimit të luajtur, për media foli trajneri i PSG, Pochettino i cili u shpreh i lumtur me paraqitjen e Messit.

“Messi ishte i jashtëzakonshëm. Ai luajti mahnitshëm. Ai kishte 2 asistime i mungonte vetëm goli. Ne jemi shumë të lumtur“, tha Pochettino.

/GazetaBlic Sport/