Sporti

Pochettino i interesuar për të drejtuar Manchester Unitedin

11/21/2021 22:23
nga:E K

Trajneri Mauricio Pochettino është i interesuar për të qenë në krye të Manchester Unitedit.

Tekniku argjentinas që tani drejton PSG-në është gati që të bëhet trajner i “Djajve të Kuq”, por nëse i ofrohet mundësia gjatë verës.

The Times raporton se Pochettino tashmë iu ka thënë miqëve të ngushtë që do donte të ishte në krye te Man Unitedit në fund të sezonit.

PSG gjithashtu thuhet se nuk do e pengonte largimin e Pochettinos, ngase tashmë kanë pasuesin adekuat, që është ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Zidane raportohet se ka refuzuar Man Unitedin vetëm që të marrë stolin e PSG-së ose të pres Kombëtaren e Francës.