Sporti

Pochettino i interesuar për Manchester United, PSG kërkon Zidane si pasues të argjentinasit

11/22/2021 20:36
nga:E K

Boshllëku në stolin e Manchester United pas shkarkimit të Solskjaer mund të shkaktojë një lëmsh të vërtetë në futbollin evropian.

Me Mauricio Pochettino të veçuar si favorit për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, PSG ka filluar të mendojë për pasardhjen e trajnerit argjentinas me punësimin e një ish-reprezentuesi francez, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas “Marca“, Zinedine Zidane veçohet si favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së PSG.

Pa klub që prej largimit nga Real Madridi në verë, trajneri francez mirëpret një rikthim në Francë, pasi skuadra e PSG është e lumtur të punojë me 49-vjeçarin.

Zidane bëri debutimin e tij si trajner në vitin 2016. Që atëherë ai ka drejtuar vetëm Real Madridin, pasi ka fituar dy kampionate dhe tre Champions League.

/GazetaBlic Sport/