Skuadra e PSG’së ka fituar ndaj Lyonit me rezultatin 2-1, falë golit të Icardit në minutën e 93’të të ballafaqimit.
Trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino ka zëvendësuar Leo Messin pas 76 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Pochettino tregoi se e zëvendësoi Messin për ta ruajtur nga lëndimet.
“Mora vendimin për të larguar Leo Messinpër ta mbrojtur atë për dëmtime të mundshme. Kemi ndeshje të rëndësishme dhe duam ta mbrojmë atë”, tha Pochettino.
/GazetaBlic Sport


