Sporti

Pochettino: Është një zhgënjim por kemi gjëra edhe më të mëdha për të arritur për këtë sezon

08/02/2021 00:00
nga:E K

Lille ka fituar në Superkupën e Francës ndaj PSG.

Skuadra e Lille ka fituar me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në takim e realizoi, Xeka.

Xeka shënoi në minutën e 45’të të takimit me një goditje të fortë nga distanca.

PSG provoi të rikthej rezultatin dhe shënoi gol me anë të Icardit, por goli u anulua pasi sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

Lille pasi u shpall kampion i Francës, fitoi edhe titullin e dytë për këtë sezon atë të Superkupës së Francës.

Pas ndeshjes foli trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, i cili tha se skuadra e tij ka gjëra më të mëdha për të arritur.

“Ishte një finale, është një zhgënjim. Në këtë ndeshje ne ishim të mirë, pavarësisht dominimit tonë nuk arritëm të fitonim, bravo Lille. Kemi gjëra edhe më të mëdha për të arritur për këtë sezon“, tha argjentinasi.

/GazetaBlic Sport/