Mauricio Pochettino është shprehur i lumtur me faktin që ka nën ‘urdhërat’ e tij dy nga lojtarët më të mirë në botë.
Skuadra e Pochettinos, do të përballet nesër me Manchester Cityn në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëvë, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri argjentinas ka gjetur kohë që të lavdëroi dy nga lojtarët e tij te Paris Saint Germain.
“Lojtarët brazilianë kanë diçka të veçantë brenda tyre. Ata janë njerëz shumë të hapur, të lumtur, gjithmonë të qeshur. Ata luajnë sikur po kërcejnë. Ata nuk e ndiejnë stresin. Ronaldinho ishte një djalë me të vërtetë i mirë dhe tani Neymar”, ka deklaruar Pochettino.
“Ashtu si Mbappe. Ata janë në Top 5 lojtarët më të mirë në botë.Ai ka talent të pabesueshëm. Ndoshta nga jashtë, ju shihni këtë yll të madh që ka një ndikim të madh në botën e futbollit , por ata janë shumë të përulur dhe u pëlqen të punojnë dhe e duan futbollin. Është shumë e lehtë të punosh me ta”, përfundoi Pochettino.
/GazetaBlic Sport/


