Joao Felix nuk do të luajë për Chelsea në sezonin 2023/2024, pasi Mauricio Pochettino, trajneri i ri i londinezëve, vuri veton ndaj nënshkrimit të përhershëm të portugezit.
Trajneri argjentinas ka në lëvizje planin e ristrukturimit të Chelseat, pas një sezoni të keq, ku portugezi nuk do të jetë pjesë e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Informacioni është bërë i ditur këtë të martë nga Marca, e cila raporton se Pochettino tashmë i ka përcjellë drejtuesve të Todd Boehly se nuk dëshiron João Félix në skuadrën që do të ndërtojë.
Kepa Arrizabalaga, Cesar Azpilicueta, Loftus-Cheek, Conor Gallagher, Kai Havertz, Mateo Kovacic dhe Christian Pulisic janë lojtarët e tjerë, shpjegon English Mirror, që Pochettino dëshiron t’i largoj nga skuadra.
/GazetaBlic Sport/


