Sporti

Pochettino: E ardhmja e Mbappes do të vendoset pasi PSG ta fitojë titullin

04/22/2022 19:44
nga:E K

Trajneri i Paris Saint Germain së fundmi ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe.

E ardhmja e Mbappes është temë diskutimi në botën e futbolli.

Francezi ka kontratë me PSG deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk po arrihet.

Ai është i lidhur me një kalim të mundshëm drejt gjigantit spanjoll Real Madridit.

Parisienët duan ta mbajnë me çdo kusht lojtarin në ekip dhe janë duke i ofruar të gjitha mundësit që ai të qëndrojë, por lojtari ende nuk ka vendosur.

Në lidhje me vendimin apo jo të Mbappes në lidhje me të ardhmen ka komentuar edhe trajneri i PSG-së.

“Vendimi i Mbappes për të ardhmen e tij do të merret pasi PSG të fitojë titullin e ligës”.

Trajneri gjithashtu tha se me dëshirën e tij dhe e klubit është ta mbajnë në ekip francezin.

“Me egoizëm do të doja ta mbaja Mbappe këtu sigurisht. Klubi gjithashtu dëshiron që ai të qëndroj për një kohë të gjatë këtu”, vazhdoi ai.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i francezit në lidhje me të ardhmen e tij.