Pas ndeshjes Bordeaux-Paris Saint-Germain, trajneri parisien, Mauricio Pochettino foli për ecurinë e skuadrës, duke e fokusuar analizën e tij në aspektet që duhen përmirësuar.
“Kemi pasur një ndeshje të mirë”, tha fillimisht Pochettino për L’Equipe.
“Pësuam dy gola që rrjedhin pjesërisht nga gabimet tona, por edhe nga meritat e kundërshtarit. Duhet t’i kufizojmë këto gabime. Përveç kësaj, ne e kontrolluam mirë lojën. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit”, vazhdoi ai.
“Ne duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet, veçanërisht në ritmin e lojës. Ndonjëherë kemi një ritëm të mirë, por nuk mund ta mbajmë atë gjatë gjithë lojës. Ne gjithashtu duhet të përmirësojmë forcën mbrojtëse. Në 3-0 nuk mundemi të pësojmë 2 gola në finale. Duhet të rrisim nivelin tonë të lojës për të pasur më shumë qetësi. Duhet të jemi një ekip i aftë për të mbajtur një ritëm të lartë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”, përfundoi ai.
Skuadra e PSG’së dje fitoi ndaj Bordo me rezultatin 3-2.
/GazetaBlic Sport


